Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni në Ohër.
Sipas policisë, dje në ora 14:45 në udhëkryqin rrethor tek rrugën “Zhelezniçka” dhe “15 Korpus” në Ohër, ka ndodhur aksident komunikacioni mes automjetit “peugeot 206” me tabela të Manastirit dhe një motoçikletë e tipit “peugeot” me tabela të Ohrit me dy persona në të.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka marr T.N (33) nga Velogshti, ndërsa me lëndime trupore ka marr M.B (24) nga Ohrit. Ata me automjetin e e ndihmës së shpejtë janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur gjatë lëvizjes së motoçikletës nëpër rrugën “15 Korpus” në drejtim të fshatit Leskoec drejt Ohrit, ndërsa automobili “peugeot” ka kaluar në rrugën “Zhelezniça” për në rrugën “15 Korpus”. Në vendin kritik ka ndodhur ndeshja në anën e djathtë të motoçikletës dhe pjesën e përparme të automjetit.
Në vendin e aksidentit, me urdhër të Prokurorit Publik, këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri ekipi i SPB Ohër.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...