Në xeheroren ”Lece” në rrethinë të Medvegjës mbrëmë rreth orës 23:00 janë gjetur dy trupa të pajetë të dy minatorëve, që sipas mediumeve në Serbi, janë nga Maqedonia që kanë punuar përkohësisht në këtë minierë.
Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë Z.P (48) dhe T.N (53). Zyrtarë të kësaj miniere e kanë konfirmuar rastin dhe prejardhjen e viktimave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kolegëve tjerë që kanë punuar në minierë, të ndjerët tashmë, nuk janë larguar me kohë gjatë minimit të murreve të minierës. Njoftimi për tu larguar nga vendi i minuar nuk është respektuar, dhe sipas dëshmitarëve, ky ka qenë shkaku i vërtetë i vdekjes.
Mësohet se minatorët kanë qenë duke punuar për katër vite në Serbi.
QKUK: Gjatë vitit 2024 mbi 193 mijë pacientë kanë marrë shër...
Guardiola: Probabiliteti që ta mposhtim Real Madridin është ...
Pushohen nga puna qindra punonjës të trafikut ajror në SHBA
Rohde reagon ashpër: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës ...
Dalin pamjet nga operacioni antidrogë në Tiranë, momentet ku...
Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit