Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhak.
Në takim është theksuar bashkëpunimi i mirë i OKB-së dhe Maqedonisë së Veriut, në pjesën e përkushtimit për 17 qëllimet për zhvillim dhe agjendë të OKB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është vlerësuar se shteti jonë, në momente historike në të cilat ndodhet, tregon marrëdhënie korrekte ndaj të gjitha çështjeve me rëndësi, të cilat janë në fokus si të BE-së, poashtu edhe të OKB-së”, thonë nga qeveria.
Ata shtojnë se në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin në luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri