Nga Shoqata e Infermierëve ankohen se janë të ngarkuara me punë në repartet spitalore, kurse puna e tyre nuk respektohet.
“Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me largime edhe më të mëdha. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre.”,- deklaroi kryetarja e Shoqatës së Infermierëve, Gordana Beshliovska.
Ministri Filipçe sqaron ndërkohë se shkak për dorëheqjet nuk është stërngarkimi me punë, por zënkat mes kolegëve. Dorëheqjet infermiereve aktualisht u janë pezulluar e u është dhënë pushim vjetor, kur të kthehen gjërat do jenë qetësuar, thotë Filipçe.
“Jam i vetëdijshëm se të gjithë punojnë nën presion, se një pjesë e tyre janë vërtet të stërlodhur, se shumë shpesh mbajnë kujdestari edhe nga 24 orë disa herë në javë dhe një situatë e këtillë pikërisht sjell situatë të palakmueshme si grindje me tone më të larta ndërmjet personelit mjekësor, ashtu siç ishte ky rast, ku tani pas mbarimit të bisedës me ta, absolutisht janë penduar.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Tha se do të përpiqet maksimalisht që të mos lejojë askënd të largohet nga sistemi shëndetësor publik si pasojë e një problemi që mund të menaxhohet.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s