Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër do të vizitojë Maqedoninë. Ai në Shkup do të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, që sipas paralajmërimeve do të bisedojë për krizën e emigrantëve, rolin e Maqedonisë në ballafaqimet me krizën, si dhe krizën politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vizita në Maqedonie e njeriut të parë të KE-së realizohet pas paralajmërimeve për valë të re të emigrantëve, si dhe në kontekst të tensioneve mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerjen e marrëveshjes për emigrantët.
Kjo është vizita e tretë për dy vite e Tusk në Maqedoni. Në vizitën e tij të fundit në mars të vitit 2016, Tusk dhe Ivanov diskutuan për arritjen e një zgjidhje të përbashkët për krizën e emigrantëve.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...