Kryetari i Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, është ndier i kënaqur që sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ndaj deklaratës së tij.
Megjithatë, Dodik tha se kryesorja qëndron në informacionin e rremë të ambasadorit amerikan në Bosnjë, Michael Murphy, në lidhje me situatën në këtë vend dhe pronën e “Sërpska”-s, nga e cila sipas tij, Serbia asnjehërë s’do dorëzohet.
“Ndihem mirë që Blinken ka dëgjuar për mua dhe po komenton deklaratat e mia. Ndihem krenar që jam në agjendën e tij dhe më së shumti jam krenar që ai mendon se unë jam aq i madh sa të mund të krahasohem me Putinin, i cili padyshim se është udhëheqësi i një nder vendeve më të mëdha në botë”, tha Dodik sipas Tanjug.
Dodik gjithashtu tha se ckado që mendon Blinkeni për Putinin, ai vazhdo të mbetet presidenti legjitim i Rusisë, njëjtë si vetë sekretari amerikan.
“Çfarëdo mendimi që ka Blinken për Putin, Putini është presidenti legjitim i Rusisë, sikur Blinken që është sekretari legjitim i shtetit amerikan, dhe kjo duhet të njihet si fakt”, ka deklaruar Dodik./Arbresh.info/
Kuvendi në ngërç, Bislimi: VV-ja s’ka nevojë për partnerë
Kurti thotë se prania e forcave serbe në kufi është reagim n...
Kurti kritikon Odën Ekonomike për protestën: Koha e barrikad...
Tregu i lirë energjetik, Rizvanolli: ZRrE njoftoi se janë gj...
Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se i ofroi ryshfet një ...
Ra nga kati i dhjetë, vdekje e dyshimtë në Prishtinë