Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ka bërë të ditur se prej Tetovës dhe Gostivarit do të ndërtohet autostradë e re.
Autostrada siç tha ai, do të ndërtohet në trase të re dhe do të ketë të gjitha karakteristikat e një autostrade.
Për rrugën aktuale Tetovë – Gostivar, ka deklaruar se do të shërbejë për qarkullim të qytetarëve nga Tetova për në Gostivar.
“Kjo zgjidhje e autostradës ka nevojë të rindërtohet dhe kjo është në plan të Qeverisë. Ka për qëllim të ndërtohet një trase tjetër e qarkullimit me të gjitha karakteristikat e një autostradës”, tha Boçvarski.
Ka bërë të ditur që do të ketë taksa rrugore.
“Nëse duam të ndërtojmë rrugë më shumë, duhet të paguhen taksat rrugore”, tha Boçvarski.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...