Kreu i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuat se Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.
Mexhiti njofton se nesër në Teatrin Shqiptar në Shkup do të ketë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të këngëtarit.
“Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua vendimi për shpalljen dite zie të ditës së hënë, dt. 1 dhjetor 2025, në territorin e komunës sonë. Ky vendim pasqyron pikëllimin dhe respektin e thellë të komunitetit tonë për humbjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që la gjurmë të veçanta në skenën muzikore shqiptare”.
“Të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhje komemorative, ku së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e tij. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teater, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit. Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit”, ka shkruar Mexhiti.
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...
Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan