Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe bartësi i listës në zonën zgjedhore numër një nga radhët e LSDM-së, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp tha se Maqedonisë së Veriut i nevojiten zgjedhjet.
Sipas tij, zgjedhjet duhet të mbahen menjëherë sapo të krijohen kushte për zbatimin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është e domosdoshme që të kemi institucione funksionale. Qëndrimi ynë është që të ketë zgjedhje menjëherë sapo të përmbushen kushtet shëndetësore”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se Maqedonia ka pasur periudhë të vështirë dhe i falënderoi qytetarët.
“Zgjedhjet në këtë moment janë zgjidhje, dhe jo problem”, tha Dimitrov.
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës