Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hironori Savada.
“Japonia është mbështetësi ynë i madh si në planin ekonomik ashtu edhe në planin politik, mik tradicional, e cila që nga pavarësia e vendit deri më tani Maqedonisë së Veriut i ka siguruar mbështetje të rëndësishme përmes Ndihmës Zyrtare për Zhvillim”, theksoi Zv. kryeministri Dimitrov në fillim të takimit.
“Mbështetja e fundit e granteve në lartësi prej rreth 813 mijë euro si ndihmë urgjente për institucionet shëndetësore të cilët ballafaqohen me COVID-19 është vetëm edhe një dëshmi i bashkëpunimit të rëndësishëm bilateral, por edhe tregues për solidaritet si vlerë sepse ndihma dukshëm do të kontribuojë në lehtësimin e punës së shumë punonjësve shëndetësor” theksoi Dimitrov, duke shtuar se Qeveria do të ndërmerr hapa për qëndrueshmërinë e rezultateve nga mbështetja.
Në këtë drejtim me 22 janar të këtij viti u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për projekte ku edhe një herë u konfirmua dinamika e implementimit, procedurat dhe lista e pajisjes së donacionit, pritjet janë për disa muaj pajisja të jepet dhe më pas shumë shpejt e gatshme për përdorim.
Nga ana Japoneze u përshëndetën arritjet e Qeverisë në kontekst të anëtarësimit në NATO dhe u shpreh mbështetja për euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut. Në takim u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral dhe sa është e mundur targetimi i saktë i ndihmave për arritjen e rezultateve më të mira.
Zv. kryeministri Dimitrov ambasadorit Savada i dëshiroi sukses në punën e tij gjatë këtij mandati, duke iu falënderuar Qeverisë Japoneze për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të cilët kontribuojnë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale./telegrafi
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit