Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ka shprehur falënderime për Nikos Kotzias, i cili gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë.
Dimitrov thotë se me Kotzias për një vit kanë arritur ta bëjnë të mundur atë që për 27 vite dukej e pamundur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të udhëhequr nga kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias, kemi pasur muaj intensiv të komunikimeve, jemi bërë miq të vërtetë dhe në periudhë prej një viti arritëm ta bëjmë atë që në 27 vitet e kaluara dukej e pamundur – i afruam dy popujt tanë dhe nënshkruam marrëveshjen e Prespës, duke ndërtuar urë të miqësisë dhe treguam se rajoni jonë mund të zgjidh kontestet dhe të krijojë të ardhmen”, thotë Dimitrov.
Ai shton se Maqedonia do të vazhdojë e përkushtuar që ta përfundojë kontestin e emrit, së bashku me forcat tjera progresive në Athinë dhe Shkup.
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...