Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp tha se është i lumtur që është pjesë e ndarjes së lajmit të mirë, domethënë për vendimin historik për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me me BE.
“Megjithë rrethanat e jashtëzakonshme të shkaktuara nga coronavirusi, ne vlerësojmë veçanërisht që BE ka gjetur vullnet të pranojë atë që është bërë deri më tani. Maqedonia e Veriut pasi ulet në dhomën e pritjes për 15 vjet, më në fund vazhdon me sukses në rrugën evropiane. Nga tani edhe më shumë varet nga ne.
Maqedonia e Veriut më në fund dhe pa kushte fillon negociatat. Unë do të doja të uroj të gjithë ju, qytetarë të Maqedonisë, për suksesin tuaj, i cili nuk ka ardhur lehtë dhe nuk është dhuratë për ne. Ne dhe ju meritojmë të dëshmojmë se i përkasim familjes evropiane. Ne nënshkruam Marrëveshjen e Prespës me presione nga brenda dhe jashtë. Është koha që ne politikanët të falënderojmë qytetarët për suksesin e tyre. Shihni të dashurit tuaj dhe krenohuni që kemi hapur një perspektivë të re për brezat tanë”, shtoi Dimitrov./telegrafi
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur