Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Strasburg porositi se konsolidimi i Evropës është i pamundshëm pa një Ballkan stabil, të qetë dhe përparues.
Në sesioni e prillit në Parlamentin Evropian (PE), Dimitrov theksoi se në kohën e sfidave globale dhe krizave, është e patjetërsueshme që vendet anëtare të Organizatës të bëjnë tentime gjithëpërfshirëse për zbatimin e obligimeve të ndërmarra në Këshillin e Evropës (KiE), që ndikojnë drejtpërdrejti në forcimin e sigurisë demokratike në Evropë.
Në lidhje me Maqedoninë, Dimitrov tha se udhëzimi për të filluar bisedimet paraqet faktin më të sigurt për përparimin që ka bërë Maqedonia në drejtim të integrimeve euroatlantike.
Dimitrov shtoi se sfida e Maqedonisë është arritja e ndryshimeve thelbësore brenda saj, që janë të rëndësishme për shoqërinë, sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve. /Telegrafi
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...