Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Bruksel është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për çështjen e emrit dhe anëtarësimit të Maqedonisë në BE.
Ai ka thënë se duhet të ketë ndarje të qartë se fillimi i bisedimeve nuk është e njëjtë sikurse anëtarësimi në BE.
“Ka dy tre cikle zgjedhore mes dy ngjarjeve, ndërsa paraqasja është këtu për të ndihmuar për reformat. Nëse e kërkoni të njëjtën pjekuri demokratike, siç ajo që kërkohet për hyrje në BE, atëherë procesi nuk ka kuptim. Kemi përvojë me vendet që kanë filluar bisedimet, dhe më pas janë gjetur të bllokuar. Nuk ka automatizëm. Çdo herë që politizohet ky proces ai nuk ka sukses. Nëse duhet të shtyhet përpara ose të mbahet prapa, kjo funksionon vetëm nëse vendi është e vlerësuar në mënyrë individuale dhe në bazë të meritave”, ka deklaruar Dimitrov.
Dimitrov i ka bërë këto komente pasi është pyetur nga gazetarët se cilat janë argumentet e Maqedonisë që t’i bind vendet anëtare të BE-së që janë skeptike sa i përket dhënies së datës për fillim të bisedimeve për Maqedoninë.
KMDLNJ kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë ...
Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme...
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme ajrore
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...