
(Foto Nikolla Dimitrov)
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov u takua sot me përfaqësuesin special të Sekretarit të Shtetit të SHBA-s për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Në takim ata shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale, të karakterizuara si miqësore dhe tejet të forta. Integrimi i vendit tonë në NATO dhe BE, agjenda e reformave, si dhe zhvillimet aktuale politike në rajon ishin gjithashtu pjesë e bisedimeve. Vizita e fundit e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo u vlerësua si konfirmim i mëtutjeshëm i partneritetit strategjik, interesi i ndërsjellë për vazhdimin e dialogut politik dhe promovimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm.
Ministri Dimitrov falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet bilaterale, ashtu edhe për realizimin e aspiratave të gjata të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, ai falënderoi për ratifikimin e fundit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga Senati Amerikan. Ratifikimi padyshim shënon një hap më pranë anëtarësimit të plotë, duke kontribuar në arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë për vendin dhe rajonin, dhe forcimin e marrëdhënies trans-Atlantike. /telegrafi
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...