Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Sarajevë mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Bergedorf”, që këtë vit u organizua me temën “Rruga e gjatë drejt Evropës: Ballkani Perëndimor mes sfidave vendore dhe gjeopolitikës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov mbajti fjalim në panelin “Reformat e brendshme: drejtimi i mirë dhe sundimi i ligjit”.
“Në Republikën e Maqedonisë sot kemi debat të shëndoshë politik. Arritëm ta ndryshojmë pamjen mediatike dhe të çlirojmë hapësirën mediatike. Besoj se mund të jemi edhe më të mirë. Duhet ta ndryshojmë sistemin, por edhe mentalitetin dhe qasjen drejt lirive të mediave dhe në përgjithësi drejt rolit të publikut kritik”, deklaroi Dimitrov./Telegrafi/
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...