Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot janë për vizitë zyrtare në Berlin ku do të kenë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.
Nga Qeveria e Maqedonisë për MIA vërtetojnë se Osmani dhe Dimitrov janë ftuar nga ministri i MPJ-së gjermane, Heiko Maas dhe ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i vizitës është që në Berlin të gjenden mënyra për përafrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes dhe të mundësohet hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit gjerman me BE-në.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...