Dibranët vazhdojnë të jenë më shembullorët në respektimin e vendimit për ndalesë të lëvizjes në rrethin e Sektorit për Punë të Brendshme nga Ohri, që përfshin katër Departamente të Punëve të Brendshme, Ohër, Kërçovë, Strugë dhe Dibër.
Stacioni policor vërteton se gjatë 24 orëve të fundit në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, që i përfshin Departamenti për Punë të Brendshme – Dibër, nuk ka persona të cilët kanë shkelur orën policore, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Departamentin e Punëve të Brendshme – Dibër nuk është regjistruar shkelje e orës policore. Gjithashtu nuk është regjistruar as rendi dhe qetësia publike, vjedhje apo aksidente”, tha zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, në Dibër nuk ka të infektuar të rinj. Më herët ishte vatra e infektimeve, ku 51 persona u infektuan dhe 47 u shëruan dhe 4 persona humbën jetën si pasojë e coronavirusit.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...