Leskovc, 16 dhjetor – Mjekja serbe Jelena Milenkoviq që arriti e para me ambulancë në vendin e ngjarjes tregon situatën tragjike që pa me sytë e saj. “Situata ishte me të vërtet dramatike. Autobusi ishte rrokullisur. Unë me zjarrfikësit hyra në autobusin.
Në autobusin kishte katër udhëtar të bllokuar, ndërsa tre ishin pa shenja jete”, kështu ka deklaruar mjekja Jelena Milenkoviq, e cila së bashku me ekipin e saj ishin të parët që kanë arritur në vendin e tragjedisë në Leskovc, shkruan Kurir.rs.
Për momentin dihet se kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë lënduar 32 të tjerë. Për shkak gjendjes së rëndë disa udhëtarë janë dërguar për kurim në spitalin e Nishit.
Nga autoritetet e Maqedonisë ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin. Arsyet e aksidentit ende po hetohen, por sipas rezultateve të para nga hetimi, me siguri shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.

Arsenal kualifikohet në finale të Carbao Cup, triumfon ndaj ...
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
Barcelona e mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinal...
Izraeli do ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave...
Milani triumfon bindshëm në udhëtim tek Bologna
Protestat e fuqishme në Iran/ Më shumë se 50,000 njerëz të a...