Milani ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Bolognas në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit italian.
‘Rossonerët’ kaluan në epërsi në minutën e 20-të kur Ruben Loftus-Cheek shfrytëzoi një pasim tejet të bukur nga Adrien Rabiot për të realizuar për rezultatin 1-0.
Në minutën e 38-të mysafirët fituan një penallti të cilën Christopher Nkunku arriti ta shndërrojë në gol për rezultatin 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, të besuarit e Massimiliano Allegrit gjetën edhe golin e tretë, ku kësaj radhe Rabiot (48’) ishte në rolin e golashënuesit duke tundur rrjetën për 3-0 pas një gabimi të mbrojtjes vendase.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar nga ndonjëra prej skuadrave dhe kështu Milani mori një fitore në një terren mjaft të komplikuar.
Pas këtij triumfi, Milani shkon në kuotën e 50 pikëve dhe mban pozitën e dytë në tabelë me pesë më pak se lideri Interi që ka 55 sosh.
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...