Në aksidentin pasdites në autostradën Shkup-Tetovë janë lënduar 3 persona.
Sipas të dhënave të SPB Tetovë, në aksident kanë marrë pjesë “Volkswagen Passat”, që është drejtuar nga 23 vjeçari nga Tetova me inicialet E.E dhe kamioni ‘Ford Transit’ me tabela të Gostivarit që është drejtuar nga 38 vjeçari B.S nga fshati Dobërdoll të Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vozitësi i veturës ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është bartur në Qendrën Klinike të Tetovës. Bashkudhëtari i veturës dhe i kamionit, kanë marrë lëndime më të lehta trupore.
Komunikacioni në autostradë për shkak të aksidentit po zhvillohet në një korsi.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...