Ministresha e Drejtësisë në Maqedonisë, Renata Treneska Deskoska thotë se nuk është folur në asnjë moment me OBRM-PDUKM-në për zëvendësues të Katica Janevës në krye të PSP-së pasi këtë e vendos Këshilli i Prokurorëve Publik, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Në bisedime deri tani nuk është folur për Katica Janevën. Nuk lodhemi kush do të jetë, do të jetë Katica, Fatimja apo Lençe, ose dikush tjetër. Ne nuk kemi të drejtë të zgjedhim pasi ne nuk jemi Këshilli i Prokurorëve Publik. Do të shohim konkurrimet dhe kë do të zgjedhin ata” ka thënë mes tjerash Deskoska.
Ajo gjithashtu ka theksuar se do të presin propozim ligj për ndryshimet në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), ashtu si paralajmëroi OBRM-PDUKM-ja opozitare.
Përndryshe, bisedimet mes pushtetit dhe opozitës për PTHP-në janë në “stand by” pasi dy palët nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...