Deri ditën e martë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit do të mund të paraqesin kërkesat për amnisti deri tek Gjykata Penale. Paraqitja e kërkesave për amnisti ka filluar që nga dita e premte, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të akuzuarit mund të paraqesin kërkesat në Gjykatë personalisht ose dhe me postë. Pas skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej pesë ditësh për t’u përgjigjur se kush do të falet dhe kush jo.
Ligji për amnisti ditën e enjte u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, pas që këtë ligj e nënshkroi Presidenti i Republikës, Gjorgje Ivanov.
Dje kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev konfirmoi se ditën e premte janë paraqitur 5 kërkesa për amnisti. Krsto Mukoski, Oliver Radullov, Nikolla Mitrevski Konjo dhe Mlladen Dodevski, dje kanë paraqitur kërkesë për amnisti.
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...