Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot vizitoi disa nga operatorët ekonomikë ku do të ruhen vaksinat për Covid-19. Këta janë shpërndarës të cilët tashmë po punojnë në këtë fushë, pra janë përfshirë në sistemin e përhershëm të vaksinimit, në pjesën që lidhet me magazinimin dhe shpërndarjen e vaksinave të tjera, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri vizitoi dhomat e ftohta dhe frigoriferët që tashmë ruajnë vaksinat nga kalendari imunitar i Ministrisë së Shëndetësisë me disa nga ekipet ekspertë të shpërndarësve dhe biseduan me ta se si do të ruhet dhe shpërndahet vaksinat për Covid-19, kur të mbërrijnë në vendin tonë.
“Operatorët në mjediset e tyre ekzistuese kanë dhoma të ftohta nga 0 në 8 gradë Celsius, si dhe frigoriferë deri në -20 gradë celsius, si dhe automjete me frigoriferë me qëllim që të mbajnë “zinxhirin e ftohtë” gjatë shpërndarjes së vaksinave. Për më tepër, Ministria e Shëndetësisë do të furnizojë operatorët me frigoriferë deri në -70 gradë celsius, të cilët do të mbërrijnë në vend në mes të janarit”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Telegrafi
Filipçe falënderoi operatorët ekonomikë për pëlqimin për të qenë pjesë e këtij sistemi, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të nënshkruajë kontrata me ta për shërbimet e ofruara.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim