PSG ka arritur një fitore të thellë 5-0 ndaj Marseille në një ndeshje dominimi të plotë në derbin e Francës në kuadër të xhiros së 21-të.
Pjesa e parë filloi me një ritëm të lartë, ku Ousmane Dembélé shënoi golin e parë në minutën e 12’, pas një pasimi të shkëlqyer nga Nuno Mendes.
Në minutën e 37’, Dembélé realizoi një tjetër gol, këtë herë me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke e çuar PSG-në në epërsi 2-0.
Në pjesën e dytë, PSG vazhdoi të dominonte. Facundo Medina shënoi një autogol në minutën e 64’, duke e çuar rezultatin në 3-0 për PSG.
Pak më vonë, Khvicha Kvaratskhelia shënoi një gol të bukur pas një pasimi të Dembélé në minutën e 66’, duke shtuar edhe një gol tjetër në 4-0.
Në minutën e 74’, Senny Mayulu asistoi Kang-In Lee, i cili realizoi për 5-0.
Me këtë fitore PSG tashmë ka 51 pikë dhe është në vendin e parë, kurse Marseille është e katërta me 39 sosh./Arbresh.info
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...