Gazeta gjermane “Der Standard” në një analizë të bërë rreth konflikteve në Kumanovë, ka shkruar se Qeveria maqedonase me të gjitha forcat po kundërshton kërkesat e hetimit ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë.
“Çka ndodhi me të vërtet në Kumanovë bëhet e paqartë. Qeveria maqedonase i kundërshtoi kërkesat për hetim ndërkombëtar me duar dhe këmbë, tha një diplomat. Një hetim i tillë kërkuan më shumë vende anëtare të BE-së, por edhe Shqipëria”, shkruan Der Standard.
Gazeta shkruan edhe për varrimin e anëtarëve të mbytur të grupit të armatosur në Kosovë.
“Varrimi i të martës u shndërrua në manifestim të ultranacionalistëve shqiptar dhe të idesë së tyre për Shqipërinë e Madhe. Veteranët e UCK-së në Prishtinë u sollën si të kishin arritur heronj të vërtet. Por në të vërtet bëhej fjalë për veprime vdekjeprurëse të nëntë kriminelëve dhe të një ish anëtari të UCK-së që u vranë nga policia maqedonase me nëntë dhe dhjetë maj në Kumanovë”, thuhet më tej Der Standard.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...