Transformimi i ekonomisë për rritje më të shpejtë dhe standard më të lartë, investime në shëndetin publik, ulje të shkallës së varfërisë nën 16 përqind me theks të veçantë varfërinë e fëmijëve, futjen e policisë komunale nën kompetencat e pushtetit lokal i cili do të ketë kompetenca ligjore për të siguruar rendin në komuna dhe qyteti i Shkupit, janë pjesë e përparësive të Qeverisë në programin për vitin 2020/2024 të cilin dje mandatari për kryeministër Zoran Zaev e paraqiti në Kuvend.
Në draft programin e Qeverisë së re, zgjedhja e së cilës Kuvendi e ka caktuar për ditën e shtunë më 29 gusht, parashikon uljen e privilegjeve të zyrtarëve publikë me qëllim parandalimin e abuzimit të detyrës për qëllime personale, uljen e shpenzimeve buxhetore dhe rritjen e efikasitetit në kryerjen e funksionit.
Zaev paraqiti në Kuvend draftin e përbërjes së kabinetit të ri qeveritar i cili do të ketë 19 ministra, në vend të 26 aktualëve, që pason tërheqjen e deputetëve që do të jenë ministrat e ardhshëm dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj që erdhën në vendet e tyre në legjislaturë.
Sipas Zaev, në zgjedhjet e 15 korrikut, qytetarët në zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike konfirmuan drejtimin dhe deklaruan pozicionin e tyre i cili është përkthyer në program për mandatin katër vjeçar./Telegrafi/
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...