Departamenti i Shtetit ka lëshuar paralajmërime të reja për amerikanët që udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për shkak të koronavirusit, por edhe sulmeve të mundshme terroriste.
“Merrni parasysh kur udhëtoni në Bonjë e Hercegovinë për shkak të pandemisë së koronavirusi. Të jeni vigjilent në Bosnje e Hercegovinë edhe për shkak të terrorizmit dhe minave tokësore”, thuhet në deklaratën zyrtare, transmeton portal arbresh.info
“Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet / qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zonat e tjera publike”, thuhet tutje në deklaratë.
Një paralajmërim utheksua gjithashtu për rrezikun e fushave të minuara, të cilat, siç thonë ata, mund të përbëjnë një kërcënim për qytetarët amerikanë./arbresh.info/
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...