Ministria e Kulturës të martën ka dënuar ashpër shkatërrimin e pjesës së jashtme të institucionit nacionale Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir, ku është prezantuar një pjesë e historisë kulturore të popullit shqiptar në Maqedoni.
“Historia e popullit shqiptar është një pjesë e trashëgimisë së përbashkët multikulturore që është një reflektim i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim, apelojmë për rezistencë ndaj dhunës dhe respektim të trashëgimisë kulturore të shtetit tonë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.
Ndryshe, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar mëngjesin e ditës së sotme muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir.
Ende nuk ka të dhëna në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi, ndërsa mësohet se autorët kanë thyer disa xhama të ndërtesës.
Ngjarja vjen në një kohë kur Maqedonia është përfshirë nga një krizë e thellë politike dhe tensionesh në rritje mes palëve.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur disa persona, ende të paidentifikuar, thyen xhamat e godinës dhe shënuan mbishkrime nacionaliste në mure.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...