Më shumë se tre milionë euro është dëmi i motit të ligë që kapi rajonin e Prilepit më 23 korrik të këtij viti.
“Sot Këshilli i Komunës së Prilepit miratoi përfundimin nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga moti i ligë që kapi rajonin e Komunës, dhe që do të dërgohet në Komisionin e nivelit të dytë pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Presim që në afat sa më të shpejtë Qeveria të sjell vendim për shumën dhe përfshirjen me të cilën do të zbatohet dëmshpërblimi i bujqve”, deklaroi Mile Talevski, Kryetari i Këshillit të Komunës së Prilepit.
Njeriu i parë i Komisionit për vlerësimin e dëmeve, Zharko Severkoski, i tha të dhënat për dëmin e përgjithshëm nga moti i ligë, si dhe për numrin e kërkesave për dëmshpërblim nga bujqit e rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Hapësira e përgjithshme e tokës bujqësore e përfshirë nga moti i ligë është 10.571.762 metër katror, ndërsa dëmi është 186.609.144 denarë. Dëm më i madh është duhani, apo mbi 60% e hapësirës që kapi moti i ligë. Janë paraqitur 1.315 kërkesa për kompensimin e dëmit, nga të cilat 1.263 u janë bërë vlerësim. Janë refuzuar 40 kërkesa, 7 nuk janë rishikuar për shkak se janë paraqitur nga DOOEL-a, ndërsa 5 kërkesa janë dhënë tjera komuna, ku gjinden parcelat kadastrale”, theksoi Severkoski./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...