Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel do të udhëheq delegacionin e Maqedonisë në takimin e Këshillit për stabilizim dhe asocim, i cili udhëhiqet pikërisht nga ai, ku do të prezantojë arritjet e vendit në procesin e reformave.
Këshilli i pesëmbëdhjetë për stabilizim dhe asocim në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me të cilën do të bashkë kryesojë edhe përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini, vlerësohet si test i parë paraprak të dinamikës së reformave, e cila është përqendruar në tri fusha, siguri dhe sistemin e inteligjencës, administratën publike dhe gjyqësorin.
Në përbërjen e delegacionit të qeverisë janë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zv. kryeministrja për Mbrojtje, Radmilla Sheqerinska dhe ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Sipas programit të Komisionit Evropian është paraparë konferencë e përbashkët e Zaevit, Mogherinit dhe Komisarit Johanes Hahn./telegrafi
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...