Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares që u vra në Maqedoninë e Veriut, ka dalë pasditen e sotme para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup.
Gjorçevski akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e vajzës së tij, duke iu dhënë informacione për lëvizjen e saj, personave që e rrëmbyen.
Sipas informacioneve, Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 48 orëve me qëllim që të mos pengohen hetimet.
14-vjeçarja është grabitur para hyrjes së ndërtesës ku ka jetuar. Rrëmbyesit ia kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë mbuluar me thes dhe e kanë vendosur në bagazhin e makinës “Citroen”. Para makinës ka patur një automjet tjetër.
Viktima është dërguar në një lokacion jashtë Shkupit, afër fshatit Brazdë – Çuçer Sandevë, ku është kryer vrasja, e më pas është djegur makina me të cilën është rrëmbyer.
14-vjeçarja është vrarë në përpjekjet për të zhvatur para nga e ëma e saj. Mësohet se e ëma kishte shitur një banesë. /KlanMacedonia
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media