Uashingtoni u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë të formojnë pa vonesë qeverinë e re.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në parlament dhe se qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme që vendi të rifillojë reformat e duhura për t’u anëtarësuar në familjen euro-atlantike.
Politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e qeverisë, tha zyrtari amerikan, po minojnë shtetin ligjor, procesin demokratik, stabilitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.
Shtetet e Bashkuara, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, do të punojnë me partnerët evropianë, për t’i nxitur politkkanët të heqin dorë nga pengesat, si dhe t’i mbajnë ata përgjegjës për veprimet e tyre.
Që prej zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, në Maqedoni po vazhdon ngërçi politik me zvarritjen e transferimit të pushtetit te shumica e re e deklaruar parlamentare.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot