Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të de-përshkallëzojnë retorikën e tyre dhe të zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe.
Këtë për “Zërin e Amerikës” e kanë deklaruar nga Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komentojnë vendimin e Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështesë integrimin e plotë euroatlantik të vendit”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj javën e kaluar pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar “Boris Treti” në Ohër.
Shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj Milkov më pas njoftoi se ambasadori i tyre do të qëndrojë në Sofje derisa, siç tha ai, të ketë përparim në trajtimin e qytetarëve maqedonas me vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot