SHBA-të i urojnë kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, dhe përgëzojnë marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe do të përforcojë sigurinë rajonale dhe zhvillimin. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras shfaqën vizion, guxim dhe këmbëngulje për gjetjen e një marrëveshje për të dyja palët, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.
“Jemi të gatshëm të përkrahim këtë marrëveshje, ashtu siç ishte kërkuar nga të dyja vendet”, thotë Nauert në deklaratën e saj për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.
Washingtoni shpreh falënderime ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, i cili për 20 vite kërkoi mënyrë për të zgjidhur çështjen e emrit.
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...