Departamenti Amerikan i Shteti doli me një deklaratë për situatën e krijuar në Maqedoni. SHBA-të ftojnë liderët politik pa asnjë vonesë të formojnë Qeverinë e re në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO.
Formimi i Qeverisë së re të fokusohet në sundimin e së drejtës dhe implementimin e reformave me çka do t’i vihet fund krizës e cila seriozisht ka dëmtuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit si dhe integrimin euroatlantik, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Njëkohësisht SHBA-të ftojnë të gjitha partitë që mbi të gjitha të vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në tërësi t’i zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.alsatm
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot