Mediat bullgare citojnë Kryeministrin danez, Lars Løkke Rasmussen, të ketë thënë se nuk mendon se do ta mbështetë nismën për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), në Samitin e qershorit.
“Jo, nuk mendoj se do ta mbështet këtë nismë. Ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me këtë çështje”, ka deklaruar Rasmussen.
Sipas tij, BE-ja nuk duhet t’i përsëritë gabimet, duke përmendur edhe bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE.
Me këtë, Danimarka de fakto futet në grup me Francën dhe Holandën, të cilat shprehim rezerva serioze rreth zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, ku Serbia dhe Mali i Zi, i kanë filluar bisedimet, kurse Shqipëria, Maqedonia e Turqia janë vende kandidate, dhe presin të marrin një datë për të filluar bisedimet./Telegrafi/
SHBA dhuron skaner mobil për Doganën, Murati: Do rrisë sigur...
“Trepça” nis verifikimin e pronave të kthyera
SHBA-ja dhuron skanerë për Doganën, Sveçla: Do forcojë luftë...
Ambasadori gjerman viziton komunat veriore, takohet me kryet...
Bordi i Paqes, Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyq...
Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Rama për nënshkrimi...