Unë mendoj se Serbia ka bërë një gabim para 20 viteve kur e pranoi Shkupit nën emrin Republika e Maqedonisë. Kjo nuk ishte e drejtë ndaj Greqisë, ka deklaruar ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, pas takimit të djeshëm në Athinë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Daçiq ka shtuar se “Shkupi gjithmonë ka pasur një qëndrim negativ ndaj çështjes për Kosovën dhe Metohinë”.
‘Ata e njohën pavarësinë e Kosovës dhe votuan për pranimin e Kosovës në UNESCO’, tha Daçiq.
Ministri serb theksoi se vendi i tij nuk do të marrë ndonjë hap që mund të prish stabilitetin në rajon dhe se Serbia “ndryshe nga disa vende të tjera, nuk ka pretendime territoriale ndaj pjesëve të Greqisë”.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë