Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka bërë një deklaratë mjaft tendencioze kur ka fol për përfaqësuesin e Preshevës Jonuz Musliun për të cilin ka thënë se le të gëzohet që nuk është në burg ndërsa bashkimin me Kosovën le ta harroj.
“Ftesat e Jonuz Musliut për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën janë ëndrra të thata dhe ai duhet ta falënderojë Zotin pse nuk është arrestuar deri më tash. Pos, nëse, Bashkim i Europian nuk konsideron se Presheva është rast special, që nuk do të më habiste”, ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline
Shefi i diplomacisë serbe për “novosti” ka reaguar kështu ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.
Musliu, pas referendumit për pavarësi të Katalunjës e ka ftuar Beogradin dhe bashkësinë ndërkombëtare që ta njohin referendumin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në vitin 1992 kur kishin votuar për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...