Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz dekaroi se Polonia ishte e zhgënjyer nga shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë me gazetën polake ”Dziennik Gazeta Prawna” ai theksoi se vonesat për integrimin mund të ndryshonin qëndrimin pro europian të këtyre vendeve.
I pyetur nëse vonesa do të ndikonte në takimet dhe bisedimet në samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan, Czaputowicz vuri në dukje se “ajo që po ndodh në BE dhe Procesi i Berlinit janë dy çështje të ndryshme”.
“Polonia është në një grup shtetesh që janë për fillimin e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për ato vende fakti që BE i mbështet dhe i pret në gjirin e saj. Kjo do të forconte procesin e reformave dhe do të konfirmonte sensin e kësaj politike”, deklaroi Czaputowicz.
Ministri Czaputowicz kujtoi se “gjatë viteve ’90 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk u bashkuan me BE-në për shkak të konflikteve të mëvonshme” dhe se “ato janë në Europë dhe kanë të drejtat e tyre”./ata
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave