168 të infektuar, 3 të vdekur dhe 70 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend.
Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.
Brenda 24 orëve janë regjistruar 3 viktima të diagnostifikuara me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3586 raste aktive me Covid-19./alsat
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...