Varësisht nga prodhuesit dhe sa litra do të jetë vaji i vendosur në shishe, çmimi i vajit për gatim pritet të shëtit maksimalisht deri 110 denarë.
Këtë e tha drejtorja e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.
“Për momentin çmimi i vajit formohet në bazë të vendimit që e mori qeveria ku shitja me pakisë është e njëjtë me çmimin e shitjes me shumicë”, sqaroi Simeska Dimoska.
Siç theksoi ajo, çmimi i vajit nuk do të jetë më shumë se tani dhe maksimalisht do të shitet deri në 110 denarë.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut hoqi TVSH-në për ushqimet bazë ushqimore duke përfshirë edhe vajin për gatim./Zhurnal/
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime
Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali dyshohet se vrau n...
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...