Ratko Mlladiqi sot në Hagë është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve të luftës ndaj boshnjakëve.
Pas përfundimit të procesit, mediat janë marrë, përveç tjerash, edhe me simbolin që Mlladiqi mbante në anën e majtë të setrës.
Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për simbolin e quajtur Ramonda Nathalie, bimës së njohur edhe si lule feniksi, transmeton lajmi.net.
Kjo bimë, shkruajnë mediat, ka simbolika të shumta për popullin serb, pasi që kur thahet krejtësisht, nëse vetëm pak ujitet, mund të ringjallet, “ashtu sikur prej hirit u ringjall ushtria serbe në Luftën e Parë Botërore”.
Mlladiq sot po ashtu mbante edhe një kravatë të kuqe me drapër dhe me çekiç. Aty në cirilikë ishin të qepura katër shkronja KPRF (Komunisticka Partia Ruske Federacije), që do të Partia Komuniste e Federatës Ruse.

Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë