Mjeku Metodi Çepreganov për emisionin “Samo Vistina” tha se kjo pandemi nuk ra nga qielli, domethënë ishte parashikuar.
“Numri i të infektuarve të rinj është i madh sepse njerëz të caktuar nuk kanë arritur të piqen si individë dhe janë shkatërrues. Ky nuk është më një klaster, kjo është ngjitje masive e familjare dhe nuk mund ta kontrolloni”, tha Çepreganov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai beson se nëse Presidenti turk Erdogan mund ta kishte karantinuarë për katër ditë për festën e Bajramit, atëherë kështu mund ta bënim edhe ne.
“Unë mendoj se problemi është në strukturën mendore të qytetarëve. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të jemi bashkë në këtë, të mos kemi ndarje”.
Për të, Komisioni për Sëmundje Infektive e trajtoi mirë situatën deri në momentin kur u zhvillua liturgjia në Strugë, pas së cilës filluan të hapen xhamitë në të gjithë vendin.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...