Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot deklaroi se gjendja me pandeminë në shkollat e vendit është stabile.
Ajo tha se për momentin nuk mendohet për masa të reja kufizuese nëpër shkolla.
“Të gjitha protokollet po respektohen, nuk kemi shpërndarje të brendshme të virusit. Për momentin nuk mendohet për masa tjera nëpër shkolla. Gjendja në shkolla është stabile. Me prezencë fizike aktive, sipas raportit të fundit diku rreth 35 nxënës dhe rreth 60 mësimdhënës janë të infektuar, që është shumë më pak se fundi i gjysmë vjetorit të parë”, tha Carovska, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndryshe, viti shkollor 2020/2021 në Maqedoni filloi me një muaj vonesë, gjegjësisht në muajin tetor, për shkak të situatës me coronavirusin.
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...