Me 280 raste aktive me Covid-19, Komuna e Çairit vazhdon të mbetet në krye për nga numri i të infektuarve me coronavirus në komunat e Shkupit.
Gjithsej 10 komuna të Shkupit kanë numër treshifror me të infektuar, prej të cilëve më së shumti janë nga Gazi Baba, Aerodromi, Komuna Qendër dhe Kisella Voda.
Nga personat e infektuar nga coronavirusi 139 persona të cilët nuk janë të përcaktuar në komuna, dhe shtat shtetas të huaj.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup ka 1.885 raste aktive me coronavirus edhe atë në Çair ka 280, Aerodrom 167, Butell 132, Gazi Babë 195, Komuna Qendër 153, Karposh 153, Saraj 108, Kisella Voda 124, Gjorçe Petrov 113, Studeniçan 105, Shuto Orizare 97, Haraçinë 30, Ilinden dhe Petrovec 20, Çuçer Sandevë 12, Sopiste 18.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 9.153, numri i të shëruarve 4.810, numri i të vdekurve 422, ndërsa momentalisht ka 3.921 raste aktive.
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...