Në seancën e sotme Qeveritare, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u soll vendimi për heqjen e detyrimeve doganore – tarifat doganore të disa lëndëve të para, të papërpunuara të cilat shfrytëzohen në industrinë e përpunimit, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.
“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 Shkurti dhe do zgjasë 1 vit, gjatë të cilit paralelisht do të punojmë në ulje dhe heqje të disa prej detyrimeve doganore në pajtueshmëri me legjislaturën Evropiane.
Kjo është masa e parë nga Paketa e Pestë e masave ekonomike, që do e rifillojnë dhe revitalizojnë ekonominë vendore.
Heqja e detyrimeve doganore – tarifave doganore të disa prej lëndëve të para, të papërpunuara do të ndikojnë në rritjen e prodhimit, konkurrencës dhe eksportit të produkteve vendore” shkruan Bytyqi në Facebook.
Ai shton se implikimet financiare nga kjo masë, sipas Ministrisë së Financave janë rreth 7,1 milionë euro./Telegrafi/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...