Një qeveri plotësisht e autorizuar dhe Kuvend funksional janë të nevojshme sa më shpejt që të lejojnë kushtet, thotë ambasadorja amerikane Kate Byrnes për emisionin “360 gradë” duke komentuar të gjithë situatën e zgjedhjeve, e cila mund të përshkallëzohet në një krizë të re politike në Maqedoni.
“Nga këndvështrimi amerikan, është e arsyeshme të pritet që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që të lejojnë kushtet, duke pasur parasysh shëndetin dhe mirëqenien e votuesve dhe anëtarëve të bordit. Ne nuk parashikojmë një krizë të re politike.
Aktualisht ekziston një qeveri teknike. Kjo qeveri ishte dashur të ishte në pushtet për një kohë të kufizuar para zgjedhjeve. Pandemi e pashembullt ndërkombëtare ka detyruar shtyrjen e datës origjinale derisa kushtet të lejojnë që zgjedhjet të ricaktohen.
Qeveria teknike ka një mandat të kufizuar dhe nuk ka Kuvend funksional”.
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...