Ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes çoi pitet tradicionale në Institutin e Shëndetit Publik në Ditën e Falënderimeve, një festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara, në shenjë mirënjohje për punën e tyre dhe angazhimin për të luftuar Covid-19.
“Në këtë vit të rëndë u jemi shumë falënderues punëtorëve shëndetësor në front këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë botën”, tha Byrnes.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili në profilin e tij në Facebook tha se punëtorët shëndetësorë, njerëzit që janë në vijën e frontit me Covid-19 dhe luftojnë pa u lodhur për çdo jetë njerëzore kanë gjithë mirënjohjen e kësaj bote./telegrafi
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit