Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kirza, Agron Buxhaku tha se ‘Emigrimi është problem i madh dhe një nga sfidat e kohës moderne”.
Buxhaku kërkoi që të kërkohet numër më i madh i policëve dhe FRONTEKS forcave në kufirin e Maqedonisë në jug, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Emigrimi është problem dhe një nga sfidat më të mëdha të kohës moderne. Për fat të mirë s’ka katastrofa siç janë luftërat botërore”, thotë Buxhaku i cili shton se emigrimi është priortitet te politikanët e BE-së dhe SHBA-ve.
Ai thotë se gjatë vitit 2015 kur kishte valë refugjatësh prej një milion persona që kaluan nëpër Maqedoni, institucionet me resurse të kufizuara menaxhoi mirë.
“Në krahasim me Francën, ku gjithmonë ka pasur emigrim, do me thënë shtet i fortë, ne menaxhuam mirë. Prej atëherë është vendosur një sistem pune”, tha Buxhaku.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...